Gjilan.AL

G-Lan City

Zyrtarë të lartë të Ukrainës japin dorëheqje në nismën anti-korruptive

Disa zyrtarë të lartë të Ukrainës kanë dhënë dorëheqje pasi që presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky ka filluar riorganizimin e personelit në qeverinë e tij.

Një këshilltar i lartë, katër zëvendësministra dhe pesë guvernatorë regjionalë braktisën pozitat e tyre të martën.

Largimet e tyre erdhën si pasojë e nisjes së qeverisë ukrainase me hapa anti-korruptive.

Kohët e fundit, autoritetet kanë vënë re vepra të mitos, raportime të zyrtarëve duke blerë ushqim me çmime të rriture dhe njëri nga figurat u akuzua për jetesë luksoze.

Këshilltari i lartë, Mykhailo Podolyak tha se Zelensky po i përgjigjet një ‘kërkese publike thelbësore” që drejtësia duhet ta zbatojë te secili.

Presidenti veçse iu ka ndaluar zyrtarëve shtetërorë të largohen nga vendi pa autorizim, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

I pari që dha dorëheqje të martën ishte Kyrylo Tymoshenko, zëvendësshef i kabinetit të Zelenskyt, i cili mbikqyrte politikën regjionale.

Me fillimin e agresionit rus në Ukrainë, ai ishte zëdhënës aktiv për qeverinë. Tymoshenko ishte i përfshirë në skandale për përdorimin e vetyrave të shtrenjta, edhe pse i mohon këto akuza.

Përmes një postimi në Telegram, ai falenderoi Zelenskyn për “mundësinë që ia ka dhënë për të bërë punë të mirë çdo ditë dhe minutë”.

Zëvebdësministri i mbrojtjes, Vyacheslav Shapovalov po ashtu dha dorëheqje, pas raportimeve se kishte mbikqyrur blerjen e furnizimeve ushqimore ushtarake me çmime të fryra nga një firmë relativisht e panjohur. Departamenti e quajti këtë një “gabim teknik” dhe pretendoi se nuk kishte para të ndryshuara duar.

Ndërsa, edhe vet ministri i mbrojtjes Oleksii Reznikov ka qenë nën vëzhgim për të njëjtën arsye.

Ukraina ka histori të korrpcionit dhe në vitin 2021, organizata Transparency International e renditi në vendin 122 nga 180 vende të renditura si më të korruptuarat.

Luftimi i korrupcionit është një ndër kërkesat kryesore të BE-së që Ukraina të ecë përpara me aplikim për t’iu bashkuar bllokut.

The post Zyrtarë të lartë të Ukrainës japin dorëheqje në nismën anti-korruptive appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]