Gjilan.AL

G-Lan City

Zyrtare: SC Gjilani transferon Krivanjevën

Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar para pak çasteve, transferimin e parë në epokën e Zikirija Ramadani te kuqebardhët, bëhet fjalë për mbrojtësin Besart Krivanjeva.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi, njofton Gjilani në prezantimin e futbollistit.

26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut.

SC Gjilani nuk do të ndalet me transferime, ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet t’i prezantoj transferimet para ndeshjeve evropiane.

/Gazeta OLLE/

The post Zyrtare: SC Gjilani transferon Krivanjevën appeared first on Gazeta Olle.