Gjilan.AL

G-Lan City

Zyrtare: Joao Cancelo transferohet te Bayern Munich

Joao Cancelo është lojtari më i ri i Bayernit të Munichut. Klubi bavarez zyrtarizoi transferimin e portugezit që shkon nën urdhrat e Nagelsman me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje në fund të tij për 70 milionë euro.

28-vjeçari lë në këtë mënyrë Manchester Cityn, pasi ka fluturuar drejt Munichut që mbrëmjen e së hënës pasi kreu dhe vizitat mjekësore.

#ServusJoão #MiaSanMia pic.twitter.com/0Zvp6ETa99

— FC Bayern München (@FCBayern) January 31, 2023

Cancelo ka qenë një nga titullarët fiks të Guardiolës në pjesën e parë të sezonit, duke i impenjuar si në krahun e djathtë ashtu edhe në të majtin, duke koleksionuar 2 gola dhe 5 asiste në 26 prezenca në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Gjithsesi pas Botërorit të Katar, pati vështirësi për të gjetur hapësira duke qëndruar për 90 minuta në stol, në 5 nga 10 ndeshjet e luajtura nga Citizens pas pauzës. Sipas mediave britanike pas lamtumirës së anësorit portugez qëndron një zënkë me Guardiolën pas lënies së tij në stol për të disatën herë të premten e kaluar, për sfidën e FA CUP kundër Arsenalit.

Hier mag euch jemand 𝓢𝓮𝓻𝓿𝓾𝓼 sagen! #ServusJoão

https://t.co/Zl8900o30p#MiaSanMia #FCBayern pic.twitter.com/OppwjX5TW6

— FC Bayern München (@FCBayern) January 31, 2023

Një zënkë që ka kompromentuar përfundimisht raportin duke e detyruar Cancelon të kërkojë largimin, duke gjetur rrugën e lirë nga ana e klubit.

Nga ana tjetër trajneri i Cityt ka përsëritur shpesh se cilido nga lojtarët që nuk është i lumtur mund të largohet.

Unsere neue Nummer 2⃣2⃣! #MiaSanMia #FCBayern #ServusJoão pic.twitter.com/chWlQMwrZL

— FC Bayern München (@FCBayern) January 31, 2023

Bayerni nga ana tjetër ja del të përfitojë një lojtar me karakteristika të rëndësishme, pasi me ish lojtarin e Interit dhe Juventusit siguron një anësor të klasit dhe eksperiencës ndërkombëtare, që do ta ndihmojë Nagelsman për të përballuar dëmtimin e Mazraoui dhe edhe për largimin e mundshëm të Pavard në verë.