Gjilan.AL

G-Lan City

Zyrtare: Egzon Sinani transferohet te Gjilani

Egzon Sinani është larguar nga Ballkani dhe karrierën do ta vazhdoj te Gjilani.

Qendërmbrojtësi i njohur kosovar është bashkuar ditë më parë te Gjilani, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi.

Të gjithë te Gjilani i kanë uruar mirëseardhje mbrojtësit Sinani i cili tanimë është në dispozicion të trajnerit Zekirija Ramadani.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Egzon Sinani.

Sinani i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e Klubit Futbollistik Ballkani, derisa në të kaluarën ka qenë gjithashtu pjesë e Klubit Futbollistik Llapi.

Në edicionin e fundit ka fituar titullin kampion dhe ka zhvilluar disa paraqitje në arenën ndërkombëtare me klubin nga Suhareka.

28 vjeçari është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Egzonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para për vazhdimin e projektit. /Gazeta Olle/