Gjilan.AL

G-Lan City

Zyrtare: Anis Mehmeti prezantohet nga Bristol City

Sulmuesin shqiptar Anis Mehmeti ka kaluar te Bristol City nga Wycombe Wanderers për një tarifë të pazbuluar.

Mehmeti bashkohet menjëherë nga klubin e ri, duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare e gjysmë deri në qershor 2026.

Ai do të mbajë fanellën me numrin 11, ndërsa 22-vjeçari, sot stërviti sot me bashkëlojtarët e tij të ri.

Our newest recruit. pic.twitter.com/G7HOeJG6C6

— Bristol City FC (@BristolCity) January 31, 2023

Ai ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë nëntë asistime në 97 ndeshje për Wycombe, përfshirë nëntë gola në 27 paraqitje në ligë këtë sezon.

Si adoleshent, ai kaloi në akademitë e Fulham dhe Tottenham Hotspur përpara se të bashkohej me Norwich City në korrik 2017.

“I can’t wait to make an impact!”

Catch Anis Mehmeti’s first interview as a #BristolCity player! pic.twitter.com/GprNsy4jbX

— Bristol City FC (@BristolCity) January 31, 2023

Sulmuesi ka luajtur për Shqipërinë U-19 dhe U-21, ku me këta të fundit shënoi një penallti në fitoren 3-0 ndaj Andorrës në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian U-21.

“Është një klub i madh dhe mezi pres të filloj.  Unë dua të fitoj dhe dua të promovohem”.

We have signed forward Anis Mehmeti from Wycombe Wanderers for an undisclosed fee.

Mehmeti joins from the Chairboys on a three-and-a-half year contract until June 2026.

— Bristol City FC (@BristolCity) January 31, 2023

“Unë dua të imponoj mentalitetin tim dhe etikën time dhe të kem ndikim menjëherë. Unë jam një lojtar kreativ, më pëlqen t’i bëj gjërat të ndodhin, të shënoj gola dhe më e rëndësishmja dua të fitoj”, deklaroi shqiptari pasi u bë lojtar i Bristol City.