Gjilan.AL

G-Lan City

Zhegrova për synimin në karrierë: Qëllimi im është te ekipet e mëdha

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova ka bërë të ditur se shumë skuadra janë duke u interesuar për ta transferuar.

Zhegrova madje theksoi se për momentin është i fokusuar te Lille, teksa shton se qëllimi i tij është të transferohet te ekipet e mëdha, njofton Klankosova.tv.

“Ka pasë shumë skuadra, qëllimi im është ekipet e mëdha. Jam i fokusuar te Lille, jam i kënaqur dhe nuk kam mendim për ndonjë ekip”, ka thënë Zhegrova në “Sports Show”, në Klan Kosova.