Gjilan.AL

G-Lan City

You.com shpall “luftë” Google dhe Microsoft me kërkimin multi-modal

Themeluesi i You.com Richard Socher e di se kompania e tij ka qenë gjithmonë Davidi që i është vënë pas Goliath në kërkim, Google-it, dhe deri në një farë fare Microsoft. Ai pëlqen ta theksojë se kompania e tij ka ndërtuar një kërkim me inteligjencë artificiale në Dhjetor, disa muaj përpara se gjigantët e tjerë të kërkimit të bënin lëvizjet e tyre.

Sot kompania njoftoi se është gati të lançojë kërkimi shumë dimensional. Do të thotë se mund të shtojë elementë të tjerë përveç tekstit për të ndihmuar në përgjigjen e pyetjeve me saktësi më të lartë.

Le të themi se bëni një pyetje si “Cila kompania ka pjesën më të madhe të tregut CRM,” përgjigja që do të merrni është “Salesforce,” dhe nëse vijoni me pyetje tjetër “Sa është vlera e aksioneve të Salesforce?”, do të merrni një diagrame e cila tregon vlerën e tyre në vend të tekstit.

Socher thotë se është një hap i madh përpara për kërkimin e bazuar në chat dhe kjo sipas tij e vendos kompaninë përpara konkurrentëve më të mëdhenj. “Në vend të disa numrave, që çdo model tjetër gjuhësor do të paraqiste, ne do t’ju tregojnë aplikacionin tonë e bursave direkt në bisedë,” tha Socher.

Ai beson se ekziston një mënyrë shumë më efektive për t’ju përgjigjur pyetjeve të tilla dhe mënyra të reja mund të aplikohen edhe ndaj pyetjeve të tjera sipas kontekstit.

Është një hap i madh përpara të krijosh një model të madh gjuhësor multi-modal në sensin që përgjigjet janë tekst, por edhe kod, edhe tabela, edhe grafikë, edhe imazhe apo elementë interaktivë dhe nganjëherë është mënyra më e mirë për t’ju përgjigjur pyetjeve. Besoj se kjo mënyrë përfaqëson një përgjigje të duhur shumë më mirë sesa thjeshtë tekst,” shtoi ai.

You.com u lançua në fund të 2020 me besimin se ka hapësirë për një motor tjetër kërkimi bazuar në AI. Është një nocion që tregu e ka përqafuar tashmë, por Socher sheh hapësira për një qasje të re që lojtarët e mëdhenj nuk po e bëjnë.

Ai dëshiron që You.com të jetë anti-Google:

Google është një motor kërkimi monolitik dhe monopolistik i mbyllur dhe ka përdorur AI si një armë kundër përdoruesve për ti shërbyer interesave të saj të vërteta: reklamimit. Ne jemi duke ndërtuar You.com si një platformë kërkimi që është e hapur dhe vë theksin tek plotësimi i nevojave të përdoruesve me aplikacionet You.com në vend që ti bombardojmë ato me reklama,” shprehej Socher.

Ai u shpreh i shqetësuar të diskutojë teknologjinë që gjendet pas kërkimit të kompanisë së tij me frikën e konkurrentët do ta përdorin kundër tij por në një pikë do të zbulojë përbërësin sekret që ka përdorur për të ndërtuar zgjidhjen.

Ne nuk ndajmë asgjë për mënyrën sesi e kemi ndërtuar. E di se shumë njerëz janë kureshtarë për mënyrën sesi kemi krijuar. Dhe nuk ka kuptim të paktën deri në momentin që të jemi një startup fitimprurës të bëjmë teknologjinë tonë publike apo detaje për mënyrën sesi e kemi ndërtuar,” tha ai.

Ai thotë se kompania po rriten me përqindje dyshifrore çdo muaj dhe kanë miliona njerëz që e përdorin sajtin çdo ditë. Po konsiderojnë mënyra të monetizimit, por jo si Google dhe Bing.

Ne nuk fitojmë 500 milionë dollarë në ditë. Ne nuk kemi atë presion si startup në këtë fazë. Por kemi menduar për monetizimin këtë vit dhe do të eksplorojmë rrugë të ndryshme,” tha ai. Përfshihen reklama private, abonime për funksionalitete të avancuara si ato që ndihmojnë përdoruesit të shkruajnë ese, postime blog për disa dollarë në javë ose mbase të hapet platforma për aplikacione të palëve të treta.

Mund të lejojmë aplikacione të palëve të treta të shesin një shërbim, i cili nëse provon i dobishëm për përdoruesin dhe ai është i gatshëm ta blejë, ne marrim një pjesë të transaksionit. Është një lloj monetizimi në fund dhe jo përpara,” tha ai.

Socher është i qartë për atë çfarë e pret përballë një konkurrence të egër, por ai beson se You.com ka gjetur një mënyrë për tu diferencuar nga të konkurrentët.

Padyshim është një hapësirë e vështirë për të konkurruar dhe duhet të ndërtosh diçka që është unike por edhe ndryshe. Në të njëjtën kohë duhet të jetë e dobishme që tu shërbejë nevojave të njerëzve me kërkimin online,” tha ai.

Pikërisht këtë kemi bërë dhe është kjo arsyeja që jemi rritur dhe ofruar një perspektivë të re, sesi dhe me çfarë një motor kërkimi duhet tu vijë në ndihmë.”

/PCWorld.al

The post You.com shpall “luftë” Google dhe Microsoft me kërkimin multi-modal appeared first on PCWorld Albanian.