Gjilan.AL

G-Lan City

Yoan Marc-Olivier drejt Ballkanit, shihet si zëvendësues për Ermal Krasniqin

Ballkani është shumë aktiv në afatin kalimtar dimëror, ku fillimisht po punon për shitjet, por nuk e ka lënë pas dore as afrimet e reja.

Pas largimit të Ermal Krasniqit drejt Cluj për një shumë rekord për futbollin tonë për 300 mijë euro, kampioni aktual po punon për afrimet.

Në krye të listës është zëvendësimi i Krasniqit, ku Telegrafi mëson se Yoan Marc-Olivier që luan te Malisheva është në krye të listës.

Sulmuesi anësor Marc-Olivier ka tash e sa vite që është pjesë e futbollit tonë, duke luajtur fillimisht për Istogun e pastaj për Malishevën.

Anglezi ka spikatur me fanellën e Malishevës në dy vitet e fundit, ku kërkesat për të ishin të shumta.

Duket se tashmë klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij te Ballkani, ku kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për tu bërë zyrtarizimi.

Ballkani pritet të jetë aktiv edhe me prurje të tjera, varësisht sa do të ketë largime, pasi ofertat për Meriton Korenicën, Albion Rrahmanin dhe Lindon Emërllahun nuk mungojnë.