Gjilan.AL

G-Lan City

Windows 11-ta do të ketë një funksionalitet për kontrollimin e dritave RGB

në përdorni kompjuterin për gaming, me shumë mundësi keni disa komponentët e drita RGB. Madje mund të keni bërë edhe gabimin të blini pjesë të ndryshme RGB nga prodhues të ndryshëm.

Sinkronizimi i të gjitha dritave të kompjuterit kështu shndërrohet në një makth. Skenarin më të mirë, keni blerë të gjitha pjesët nga një kompani që të përdorni vetëm një aplikacion për kontrollimin e tyre dhe që shpeshherë nuk funksionon.

Edhe pse aplikacione si SignalRGB premtojnë të kontrollojë të gjitha pjesët RGB, nuk funksionojnë aq mirë sa reklamohen.

Të gjitha këtë mendohet të kenë shtyrë Microsoft të punojë për një zgjidhje të integruar në Windows 11 për kontrollimin e dritave RGB.

New settings for device lighting make an appearance in build 25295. Is this the beginning of the end for low quality RGB gamer gear apps? The spec for this is from 2018 and references to the feature have been around for years. Not cancelled after all https://t.co/oG4JbKsoeB pic.twitter.com/bMtxCH8REo

— Albacore (@thebookisclosed) February 10, 2023

Zhvilluesi i softuerit Albacore vuri re në versionin më të fundit eksperimental të Windows 11-tës një funksionalitet të fshehur për kontrollimin e komponentëve RGB. Siç mund të shikoni nga imazhet e publikuar prej tyre, Microsoft ka shtuar kontrollet personalizimi në aplikacionin Settings të Windows 11.

Madje Microsoft ka vendosur një opsion që dritat RGB të sinkronizohen me ngjyrën e dritareve të Windows.

Vetë kompania nuk e ka prezantuar zyrtarisht funksionalitetin por Albacore e gjeti në Windows 11 Build 25295. /PCWorld Albanian

The post Windows 11-ta do të ketë një funksionalitet për kontrollimin e dritave RGB appeared first on PCWorld Albanian.