Gjilan.AL

G-Lan City

Vuçiqi sot e informon qeverinë serbe për bisedimet me pesë emisarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të marr pjesë në seancën e qeverisë serbe ku do të raportojë për negociatat me pesëshen perëndimore.

Vuçiq do të shkojë me ftesë të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.

Presidenti serb e cilësoi takimin me diplomatët e fuqive perëndimore si një nga ditët më të vështira për Serbinë.

Ai paralajmëroi konsultime duke shpresuar për unitet. “Ne do ta ruajmë dhe mbrojmë Serbinë”, tha ai.

Pas seancës, siç është paralajmëruar, presidenti do t’i drejtohet publikut, siç raporton RTS, transmeton Klankosova.tv.

The post Vuçiqi sot e informon qeverinë serbe për bisedimet me pesë emisarët appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]