Gjilan.AL

G-Lan City

Vuçiq flet me Michel: Serbia seriozisht po i qaset dialogut Beograd-Prishtinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia i qaset seriozisht dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe punës së mëtutjeshme në proceset reformuese në kuadër të integrimeve evropiane.

Vuçiq ka biseduar në telefon me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel për situatën aktuale në rajon, perspektivën evropiane të Serbisë, reformat në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan N1, përcjell Klankosova.tv.

Siç njoftoi Presidenca e Serbisë, Vuçiq shprehu mirënjohjen e tij për faktin se Këshilli Evropian për herë të parë miratoi konkluzionet, me të cilat kërkohet zbatimi i pakushtëzuar i obligimeve të marra në dialog, veçanërisht obligimi i Prishtinës për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Presidenti përsëriti “angazhimin e vendosur” të Serbisë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit.

Kryetari i Këshillit Evropian theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se një qasje proaktive për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura është thelbësore për integrimin evropian.

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Vuçiq flet me Michel: Serbia seriozisht po i qaset dialogut Beograd-Prishtinë appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]