Gjilan.AL

G-Lan City

Viti shkollor 2022/2023 është keq planifikuar në fillim dhe si i tillë po shkon drejt dështimit

Shkruan: Ardit Ajvazi

Viti shkollor 2022/2023 është keq planifikuar në fillim dhe si i tillë po shkon drejt dështimit pa dhënë përgjegjësi askush nga akterët përgjegjës.

Janë shumë faktorë që ky vit shkollor po shkon drejt dështimit:

1. Mos koordinimi dhe mos arritja e një marrëveshjeje në fillim nga ana e Qeverisë me SBASHK-ut që të mos ndodhte greva dhe mos të kishim vonesë në fillimin e vitit shkollor;

2. Hartimi me nguti i kalendarit shkollor nga ana e MASHT-it, pa pjesëmarrje të akterëve në të. Ishte vetëm sa për sy e faqe pasi i njejti nuk po respektohet në praktikë, sidomos me organizimin e mësimit ditëve të shtuna, ku rezultati i këtyre ditëve është i pasuksesshëm;

3. Mos koordinimi mes MASH-DKA-SBASHK-KĒSHILLI I PRINDËRVE dhe të akterëve të tjerë që janë përgjegjës për mbarëvatjen e arsimit nē Kosovë po dërgon në një rrugë pa përgjegjësi dhe pa llogaridhënie, pasi duke akuzuar njëra-tjetrën, nē fund FAJTORI kryesor po mbetemi ne mësimdhënësit dhe nxënësit që po pësojnë.

4. Nxerrja e shumë dokumenteve, vendimeve, udhëzimeve që janë vetëm ngarkesë e janë tepricë si letër pasi në praktikë zbatimi i tyre është nën mesatare dhe nuk kanë asnjë efekt. P.sh. ka shumë shkolla në Kosovë qē ditëve të shtuna në të cilat MASHT ka paraparë të punohet, nuk kanë punuar dhe nuk është marrë asnjë masë. Pra, kemi të bëjmë me standarde të dyfishta – si ata që punuan, si ata që nuk punuan, pavarësisht që është i njëjti kalendar nga i njëjti institucion që është hartuar, kanë trajtim të njëjtë.

5. Çdo instutucion qendror e lokal përgjegjës për arsim, duke përfshirë Ministrinë, DKA-të, drejtorë e udhëheqës të tjerë që thonë se ky vit ishte i suksesshëm në arsim, ai e rrenë vetën dhe nuk e thotë të vêrtetën pasi realiteti në praktikë është tjetër fatkeqësisht;

6. Në fund, fajtor i të gjitha këtyre, sipas shumicës, padrejtësisht jemi vetë ne mësimdhënësit, duke mos gjykuar drejt në institucionet që janë përgjegjëse, pasi me injorancë dhe inate nuk udhëhiqet arsimi në asnjë formë, por thjesht kërkohet bashkëpunim, koordinim, përgjegjësi dhe llogaridhënie. /Gjilan.AL/