Gjilan.AL

G-Lan City

Vetëm një kandidat e kalon testin në konkursin për drejtor të SHPTA-së në QKUK

Nga gjashtë kandidatë vetëm një prej tyre e ka kaluar testin me shkrim për pozitën e drejtorit të SHPTA-së në QKUK. Ndërkaq Havushe Rexhepi është përzgjedhur në pozitën e shefes së Sektorit të Pronës

Ish-kandidati për shef të financave Mentor Zejnullahu, tani është rrugës për t’u bërë drejtor i Shërbimeve të Përbashkëta në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.

Zejnullahu është kandidati i vetëm nga gjashtë në total, i cili e ka kaluar testin me shkrim për këtë pozitë. Ai ka marr 62 pikë në këtë test.

Zejnullahu ka qenë kandidat edhe për pozitën e shefit të Financave në SHSKUK, konkurs ky i cili u anulua javë më parë.

Në testin për pozitën e drejtorit të SHPTA-së, Zejnullahu ka lënë prapa kandidatët me më pak pikë Lorik Lipoveci 38, Munib Derguti 36, Naim Sahiti 31, Hasan Ajeti 28 dhe Agim Gjeli vetëm 22 pikë.

Dy kandidatë Haqif Arifi dhe Arben Gashi kanë munguar në test.

Ndërkaq QKUK ka publikuar poashtu edhe rezultatet e konkursit për shef të sektorit të pronës ku është përzgjedhur kandidatja Havushe Rexhepi. Kjo e fundit ka qenë ushtruese e detyrës së shefes së SHPTA-së. /Gazeta Shneta/