Gjilan.AL

G-Lan City

Vdiq duke luajtur futboll, sot varroset mjeku nga Gjilani

Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu i cili vdiq papritmas në moshë të re, do të varroset sot në varrezat e fshatit Remnik.

Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:00 në varrezat e fshatit.

Sefiu ka vdekur në moshën 34 vjeçare,  pikërisht në tre vjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu kishte qenë mjek i njohur në Gjilan.

Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe ish kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

The post Vdiq duke luajtur futboll, sot varroset mjeku nga Gjilani appeared first on GAZETA LIRIA.