Gjilan.AL

G-Lan City

Valve prezanton një version të ri të Counter-Strike

Counter-Strike 2 është zyrtar dhe po vjen ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter Valve shkruante se një test i kufizuar për CS2 po fillon nga dita e sotme çka e përshkruan si një remont i përgjithshëm i çdo pjesëze përmbajtjeje të lojës dhe çdo segmenti të eksperiencës së Counter-Strike.

Një uebsajt për lojën e përshkruan si “hap më i madh teknik përpara në historinë e Counter-Strike” dhe premton vite përditësime dhe veçori të reja.

CS2 është i bazuar në motorin Source 2 të Valve dhe përmban përditësime ndaj disa prej mekanizmave kyç të lojës përfshirë përmirësim të granatave tymuese apo përditësime të cilat ndihmojnë serverët të kuptojnë me saktësi të lartë kur një lëvizje ndodh, një gjuajtje bëhet apo një objekt hidhet.

Në videon e titulluar “Leveling Up The World,” Valve thotë se hartat do të kenë pamje të reja në CS” por aftësitë e lojtarëve me eksperiencë do të shfaqen edhe në këtë lojë pavarësisht se mund të duket e re.

Kompania flet për harta të ndara në tre nivele. Hartat Dust II ka disa përmirësime të vogla vizuale por pjesa më e madhe e saj mbetet e pandryshuar duke i bërë njerëzit të ndihen më të afërt me stilin e lojës.

Ka harta të cilat janë ndryshuar masivisht dhe falë funksionaliteteve të reja të motorit Source 2 është nevojitur rindërtimi i plotë i tyre.

Kompania tha se ka nisur një testim të kufizuar ditën e Mërkure dhe njerëzit mund ti bashkohen listës në varësi sesa aktivë kanë qenë në serverë, sa të besueshëm janë dhe si gjendja e llogarisë së tyre të Steam.

Nëse jeni përzgjedhur, do të merrni një njoftimi në menunë kryesore të CS:GO ku mund të regjistroheni.

Për fatin e mirë Valve tha se çdo send që kemi koleksionuar në CS:GO do të jetë i disponueshëm edhe në CS2. Funksionalitetet e plota të lojës do të bëhet publike në momentin e debutimit zyrtare. /PCWorld Albanian

The post Valve prezanton një version të ri të Counter-Strike appeared first on PCWorld Albanian.