Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për të shënuar 10 vjetorin e themelimit të tij, do të organizojë aktivitete të ndryshme nga data 06 mars 2023 deri më 09 mars të këtij viti.
06.03.2023
Ekspozitë me fotografi të aktiviteteve të ndryshme, që nga themelimi i UKZ-së e deri tani;
Turnir në futboll nga ekipet e studentëve të UKZ-së.
07.03.2023
Fakulteti i Edukimit do të organizojë tryezë diskutimi nga fusha e pedagogjisë;
Parlamenti Studentor do të organizojë tryezë diskutimi të përbashkët me Parlamentin Studentor të Universitetit të Mitrovicës dhe të Gjakovës;
Ndarja e çmimeve për poezinë dhe për esenë më të mirë;
Ekspozitë personale e Profesorit të artit Ahmet Ibrahimi.
08.03.2023
Debat politikë me temën: Asociacioni;
Ndarja e çmimeve për ekipin fitues në turnirin e futbollit;
Koncert muzikor nga studentët e UKZ-së nën udhëheqjen e profesoreshës Drita Kryeziu
09.03.2023
Manifestimi qendror do të mbahet në Teatrin e Gjilanit, pjesë e të cilës do të jenë përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, staf akademik e administrativ, studentë si dhe mysafirë të tjerë. Me këtë rast do të ndahen mirënjohje për studentët e dalluar për personelin e dalluar akademik dhe atë administrativ.