Gjilan.AL

G-Lan City

Uglari dhe Kokajt jashtë orbitës së qeverisjes komunale

Fshati Uglar nuk ka përfituar asnjë investim nga qeverisja e Alban Hysenit thotë Ramiz Isufi. Edhe fshati kufitar Kokaj ka mbetur jashtë orbitës së Komunës shprehet Tefik Halili.

Komuna e Gjilanit po duket shumë pozitive me prezantimin e planeve dhe listën për të investuar në vitin vijues, por banorët e fshatit Uglar dhe Kokaj thonë se kjo qeverisje ka dështuar në shumë segmente.

Ramiz Isufi nga fshati Uglar thotë se asnjë investim nuk është realizuar në këtë fshat nga Alban Hyseni.”Jemi izoluar dhe nuk kanë ndodhur investime në fshatin Uglar. Kjo qasje e kësaj qeverisje është për gjynah sepse Uglari është fshat i madh dhe nevojat e kërkesat i ka të shumta” u shpreh Isufi.

Edhe Tefik Halili banor në fshatin Kokaj thotë ky fshat kufitar është izoluar i tëri dhe askush nuk del të për të parë kushtet e mjerueshme që i kemi.”E kanë premtuar një rrugë, po edhe ajo kurrë ska filluar. Jemi të zhgënjyer sepse këta zyrtarët komunal po lavdërohen me do harta e lista të investimeve, po në këtë fshat asgjë e mirë nuk ka ndodhur” u shpreh Halili. /rajonipress/