Gjilan.AL

G-Lan City

U largua nga Tirana, Vesel Limaj karrierën do ta vazhdoj në Rumani

Vesel Limaj u largua nga Tirana vetëm pak ditëm më parë, me mesfushorin i cili do e vijojë karrierën jashtë Shqipërisë. SuperSport mëson se futbollisti i cili doli kampion me bardheblutë do të bëhet pjesë e skuadrës rumune të Hermannstadt. Burime të sigurta bëjnë me dije se lojtari do të nënshkruajë një kontratë që do e mbajë të lidhur me ekipin rumun deri në verën e vitit të ardhshëm,

26-vjeçari do të udhëtojë drejt Rumanisë të dielën për të kryer vitizat mjeksore e për të nënshkruar kontratën me skuadrën e re. Hermannstadt renditet në mesin e klasifikimit të Superligës rumune, teksa pas 22 ndeshjes ka grumbulluar 24 pikë. mesfushori do të tentojë të ndihmojë skuadrën për t’u renditur në gjashtë vendet e para, që do i garantonte jo vetëm qëndrimin në elitën e futbollit rumun, por do e mbante në garë për një vend për në Kupat e Europës.

Limaj largohet nga Shqipëria pas pesë vitesh e gjysmë, teksa në edicionin 2016-2017 u transferua tek Bylis, për të kaluar më pas tek Kukësi për tre edicione, para se të shkonte te Tirana, ku edicionin e shkuar fitoi titullin kampion si protagonist, duke u aktivizuar në 35 ndeshje e duke shënuar dhe 5 gola. në gjysmën e parë të këtij edicioni, mesfushori nuk gjeti shumë hapësira, duke gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e bardheblu për të ndërprerë bashkëpunimin me konsensus, gjashtë muaj para fundit të kontratës.