Gjilan.AL

G-Lan City

Twitter do të ofrojë një abonim të ri pa reklama

Twitter po punon në një shërbime të ri Blue me pagesë që do të lejojë përdoruesit të shfletojnë në platformë pa reklama.

“Reklamat janë tepër të zakonshme dhe të mëdha. Po marrim masa për të adresuar të dyja këto në javët në vijim,” tha pronari i Twitter Elon Musk.

“Gjithashtu do të jetë një abonim më i kushtueshëm që ofron zero reklama.”

Në SHBA Twitter Blue kushton 11 dollarë në muaj kur përdoruesit abonohen direkt nga aplikacioni Twitter në iOS dhe Android.

Ads are too frequent on Twitter and too big. Taking steps to address both in coming weeks.

— Elon Musk (@elonmusk) January 21, 2023

Në ueb, ku komisioni 30 përqind i Apple dhe Google nuk aplikohet shërbimi kushton 8 dollarë në muaj. Që kur Twitter filloi rimodelimin e abonimeve në Nëntor, hasja më e rrallë me reklama ka qenë një prej pikave kryesore të shitjes.

Sipas analistëve të ardhurat e Twitter kanë rënë ndjeshëm që kur Musk mori drejtimin e kompanisë në Tetor. Sipas një raporti të fundit publikuar nga The Information, një menaxher i lartë i Twitter ju tha punonjësve se të ardhurat kishin rënë me 40 përqind krahasuar me një vit më parë. /PCWorld Albanian

The post Twitter do të ofrojë një abonim të ri pa reklama appeared first on PCWorld Albanian.