Gjilan.AL

G-Lan City

Turqi: Studenti kërkon që nga rrënojat njëherë të nxirret macja e tij, pastaj vetë ai (VIDEO)

Një student është gjetur i gjallë nën rrënojat e një ndërtese në Hatay të Turqisë. Megjithatë ajo që i habiti ekipet e kërkim-shpëtimit ishte kërkesa e studentit. Ai pyeti nëse njëherë mund të nxirret nga rrënojat macja e tij, pastaj vetë ai. Macja po ashtu kishte mbetur nën rrënoja, bashkë me studentin.

Kërkesa e studentit Kerem Cetin u plotësua, pasi ekipet arritën ta nxjerrin shëndosh e mirë macen e quajtur Dredhëz, sipas raportimit nga Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve në Turqi ka arritur në 19 mijë e 388. Ndërkaq, numri i vdekjeve të raportuara në Siri është 3 mijë 377.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

When a local rescue team found university student Kerem Cetin under rubble in Turkey’s Hatay, the earthquake victim immediately asked them to save his cat before pulling him out pic.twitter.com/WmwQC4csT2

— Reuters (@Reuters) February 8, 2023

The post Turqi: Studenti kërkon që nga rrënojat njëherë të nxirret macja e tij, pastaj vetë ai (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]