Gjilan.AL

G-Lan City

Thirrje për pjesëmarrje në konferencë “Women, women’s rights and gender studies” me 5 dhe 6 Maj 2023

Ftoheni të merrni pjesë në konferencën shkencore “Gratë, të drejtat e grave dhe studimet gjinore,” e cila do të organizohet me 5 dhe 6 Maj 2023. 
 
Konferenca synon të bashkojë studiues, hulumtues dhe ekspertë nga disiplina të ndryshme për të ndarë njohuritë e tyre, gjetjet e hulumtimeve dhe perspektivat mbi çështjet që lidhen me barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe drejtësinë sociale. Konferenca synon të krijojë një forum për analiza kritike dhe shkëmbim idesh për të avancuar njohuritë, politikat dhe praktikat që promovojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin. Krahas paneleve shkencore, konferenca do të ofrojë mundësi për palët e interesuara, aktivistët, politikëbërësit dhe anëtarët e komunitetit që të bashkohen dhe të përfshihen në dialog kuptimplotë. Përmes tryezave diskutimi dhe seminareve do të adresohen sfidat komplekse me të cilat përballen gratë. Duke krijuar një hapësirë për dialog dhe veprim, konferenca mund të ndihmojnë në mobilizimin e burimeve, ndërtimin e rrjeteve dhe avancimin e përpjekjeve kolektive për të promovuar të drejtat dhe fuqizimin e grave.
 
Bashkëlidhur gjeni më shumë informacion rreth përmbajtjës së konferencës dhe organizimit të paneleve. Gjithashtu gjeni bashkëlidhur një shabllon për formatin e abstraktit. 
 
Të gjithë pjesemarresit e interesuar mund të dërgojne abstraktin e tyre në regionalconference@aab-edu.net deri me datën 5 Prill 2023. Punimet e plota pranohen pas konferencës deri me datën1 Qershor 2023. 
 
Konferenca do të zhvillohet në shqip dhe anglisht. 
 
Për pyetje, mos hezitoni te kontaktoni në uranela.demaj@universitetiaab.com dhe venera.llunji@universitetiaab.com