Gjilan.AL

G-Lan City

Tesla regjistroi fitime rekord gjatë 2022

Tesla publikoi rezultatet financiar të tre mujorit të katërt të 2022 ditën e Mërkure duke zbuluar 24.3 milionë dollarë të ardhura një rritje me 37 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Të ardhurat nga shitja e makinave ishin 21.3 miliardë dollarë, një rritje me 33 përqind duke u përkthyer në 3.7 miliardë dollarë fitim.

Kjo do të thotë se Tesla pati një 2022 të shkëlqyer pavarësisht se nuk arriti shitjet e pritura. Të ardhura nga biznesi i makinave u rritën me 51 përqind duke sjellë 71.5 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar.

Të ardhurat në tërësi ishin 81.4 miliardë dollarë dhe fitimet 12.6 miliardë dollarë.

Në 2022 Tesla ndërtoi 1,369,611 makina, ku 1,298,434 ishin Model 3 dhe Y. Është një rritje prodhimi me 43 përqind ndërsa arriti të gjente një blerës vetëm për 1,313,851 makina në total.

Afro 71 mijë makina elektrike besohet të jenë ende të pashitura. Biznesi solar i Tesla pati një 2022 statike duke u rritur me vetëm 1 përqind.

Për 2023 Tesla parashikon shitjen e 1.8 milionë makinave. /PCWorld Albanian

The post Tesla regjistroi fitime rekord gjatë 2022 appeared first on PCWorld Albanian.