Gjilan.AL

G-Lan City

Tejkalon shpejtësinë, shoferi dënohet 300 euro, 3 pike negative, 3 muaj ndalesë vozitje

Drejtoria Rajonale e Policisë – Gjilan, Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor – Gjilan, me datë 10 maj 2023, në kuadër të zbatimit të planit operativ ,”Siguria në trafikun rrugor”, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Gjilan – Ferizaj.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e pesëdhjetë (150) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj. /TV Gjilani/