Gjilan.AL

G-Lan City

Të shtënat në Kaliforni: Arrin në 10 numri i viktimave

Të paktën 10 persona janë vrarë pas të shtënave në Monterey Park të Kalifornisë, tha Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit.

10 persona të tjerë u plagosën, tha policia. I armatosuri i dyshuar është i lirë, raporton ABC News, transmeton Klankosova.tv.

Departamenti i Sherifit tha se detektivët e këtij departamenti po I asistojnë oficerët e Departamentit të Policisë në Monterey Park në hetim.

Mijëra njerëz ishin mbledhur më herët në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park.

Festivali vjetor i Vitit të Ri Hënor është një ngjarje e cila gjatë fundjavës ka tërhequr më parë turma prej më shumë se 100 mijë vizitorësh.

Monterey Park ka një popullsi prej rreth 60,000 njerëz dhe është shtëpia e një komuniteti të madh aziatik, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Të shtënat në Kaliforni: Arrin në 10 numri i viktimave appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]