Gjilan.AL

G-Lan City

Tashmë mund të riparoni vetë Galaxy S22

Samsung më në fund ka shtuar pjesët dhe manualet e Galaxy S22 për programin e vetëriparimit që lançoi vitin e kaluar në bashkëpunim me iFixit.

Ndërsa po përgatitemi për evenimentin Galaxy Unpacked ku Samsung do të zbulojë Galaxy S23, konsumatorët tashmë mund të marrin pjesë origjinale të S22, S22 Plus dhe S22 Ultra si dhe Galaxy Book Pro 15-inç dhe Pro 360.

Kur Samsung lançoi për herë të parë programin e vetëriparimit në Gusht, konsumatorët kishin akses të kufizuar vetëm për pjesë si porta karikimi USB-C, ekrane të gjeneratave të kaluara si Galaxy S20 dhe S21 si dhe kapakë të pasëm.

Derisa Samsung të ridizajnojë komponentët e brendshëm, nuk do të jetë e lehtë të riparohen këto telefon. Udhëzuesi i përgatitur nga iFixit tregon sesi bëhet zëvendësimi i ekranit, i USB-C dhe baterisë.

Çmimet nuk janë aq të larta. Ekrani dhe bateria së bashku kushtojnë 167 dollarë, xhami i pasëm 67 dollarë, porta USB 67 dollarë për modelin bazë Galaxy S22. /PCWorld Albanian

The post Tashmë mund të riparoni vetë Galaxy S22 appeared first on PCWorld Albanian.