Gjilan.AL

G-Lan City

Tare pritet të bëhet drejtor sportiv te gjiganti londinez

 Igli Tare mund të largohet nga Lazio në fund të këtij edicioni.

Ish-sulmuesi shqiptar prej vitesh mbanë pozitën e drejtorit sportiv te Lazio me plot sukses, por duket se aventura e tij në klubin kryeqytetas po shkon drejt fundit.

E ardhmja e Tares mund të jetë në Angli, ku Tottenham Hotspur ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Calciomercato ka raportuar se Spurs janë të gatshëm të bëjnë revolucion në klub duke e larguar edhe italianin Fabio Paratici.

E pikërisht shqiptari Igli Tare po shihet si zëvendësuesi adekuat i Paraticit dhe është i preferuari i Spurs për ta marrë këtë pozitë.

49-vjeçari është në rolin e drejtorit sportiv që nga viti 2008, por raportet e tensionuara me trajnerin Maurizio Sarri mund të bëjnë që ai të largohet nga kryeqyteti italian.

Gjithsesi muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtar për të parë të ardhmen e Tares, pasi sipas mediumit italian kontaktet e para mes palëve tanimë kanë ndodhur.