Gjilan.AL

G-Lan City

Talenti nga Kosova, Arijon Ibrahimovic debuton në Bundesliga me fanellën e Bayernit

Futbollisti nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq ka debutuar në Bundesligë me gjigantin gjerman Bayern Munich.

Ai është aktivizuar në minutën e 77-të të ndeshjes që Bayern Munich e fitoi ndaj Bochum me rezultat 3-0.

17-vjeçari që konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj në Gjermani, hyri në lojë në vend të Leroy Sane.

Our newest debutant

Congrats, Arijon! #MiaSanMia #FCBBOC pic.twitter.com/opjPJg4NKD

— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) February 11, 2023

Edhe pse luajti vetëm 13 minuta, nga statistikat e Sofascore, mësohet se Ibrahimoviq kishte 14 prekje të topit, dy gjuajtje në portë dhe një pasim kyç.

Madje ai fitoi katër nga pesë duelit që i kishte në ata minuta sa luajti.

Arijon Ibrahimoviq luan me shumë sukses për të rinjtë e Gjermanisë.