Gjilan.AL

G-Lan City

Sugjerime për prindërit nga Lira Gjika

Shkruar nga Lira Gjika, pediatre.

-Kur je i nxehur mos e prek fëmijën me dorë sidomos kur je në rrugë. Nervozizmi është një energji që ti vetë nuk arrin ta kontrollosh. Ti reagon në mënyrë të dhunshme jo nga veprimi I fëmijës, por për shkak të situatës së turbullt emocionale brënda teje.

– Fol me fëmijën pasi të jeshë qetësuar dhe ke mundësi të kontrollosh nervozizmin

-Kur bën një veprim të keq ndaj fëmijës, kur qetësohesh, të paktën kërkoi të falur.

-Edukimi nuk ndodh kur i rrituri urdhëron. Kjo mënyrë krijon vetëm frikë dhe përsërit të njëjtën mënyrë të sjelluri

– Edukimi nuk mund të realizohet kur të rriturit janë nervoz dhe urdhërues.

-Kur flisnu me fëmijën , uluni në gjunjë që të barazoheni me të dhe të mos flisni në pozicion nga lart- poshtë

-Kur flisni me fëmijën mos e shkundi apo kapni për krahu apo veshi, janë veprime që gjymtojnë.

-Kur flisni me fëmijën, flisni me drejtshkrim. Djalekti duhet përdorur pasi është dhënë këshilla më parë me drejtshkrim. Fëmija duhet ta njohë edhe dialektin.

-Mos e gënjeni fëmijën as për arësye madhore. Përpiquni tia thoni të vërtetën fëmijës, sa më kuptueshëm edhe kur edhte një vjeç.

-Ëmbëlsoni zërin kur flisni me fëmijën.

-nuk mund të ketë edukim të mirë me dhunë, gënjeshtra, dhe të folur jo të zgjedhur. Lira Gjika

Artikulli i publikuar është plotësisht i autores dhe nuk ka ndërhyrje nga redaksia e Gazetës Shneta.

The post Sugjerime për prindërit nga Lira Gjika appeared first on Gazeta Shneta.