Gjilan.AL

G-Lan City

Stadiumi ‘Bajram Aliu’ drejt rikthimit në normalitet, Drenica ndeshjen ndaj Gjilanit e zhvillon në shtëpi

Vërshimet që preken qytetin e Skenderajt javë më parë bëri që të ketë pasoja edhe në stadiumin ‘Bajram Aliu’.

Kësisoj skuadra e Drenicës ndeshjen e parë e zhvilloi në Lipjan pasi gjendja në stadium ishte shumë e rëndë.

Por duket se ky stadium po shkon drejt rikthimit në normalitet dhe Drenica pret që ndeshjen me Gjilanin në xhiron e 21-të ta luaj në shtëpinë e saj.

Kështu së paku ka njoftuar klubi kuqezi.

Njoftimi i plotë nga FC Drenica:

Stadiumi drejt rikthimit në normalitet!

Pas vërshimeve të disa jave me parë, stadiumi ‘Bajram Aliu’ pësoi dëme të mëdha, dhe u vështirësua aktiviteti i ekipit dhe klubit pas dëmeve që shkaktoi uji.

Mirëpo, tashmë, gjithçka po shkon drejt normalitetit, pas angazhimit të madh të presidentes se klubit, Mihane Kodra Bekteshi, si dhe duke falendëruar Kuvendin Komunal të Skenderajt, Drejtorin e Sherbimeve Publike, z. Alban Shala, Kryeshefin Ekzekutiv të Ndermarrjes Publike Lokale, Eko-Natyra, z.Shemsi Maksuti, të cilët kanë bërë dhe po bëjnë punë të jashtëzakonshme për të aftësuar objektet e stadiumit dhe infrastrukturen perreth , në mënyrê që klubi të ketë mundësi të zhvilloj aktivitetin e saj normalisht.

Si rezultat i punës dhe angazhimit të madh të klubit dhe organeve komunale, më shumë gjasa 99% , ekipi jonë ndeshjen e radhës si vendas, do t’a zhvilloj në stadium tonë , në Bajram Aliu, pranë tifozëve tanë, ky është edhe premtimi i Presidentes së Klubit, Mihane Kodra – Bekteshi, që synim i saj është që punët të përfundohen deri para ndeshjes së radhës si vendas, ndaj SC Gjilanit. /Gazeta Olle/