Gjilan.AL

G-Lan City

Spotify arrin gjysmë miliardë përdorues

Abonentët me pagesë janë rritur me 15 përqind nga viti në vit dhe janë afro 210 milionë.

Spotify tha se mbi gjysmë miliardë njerëz, konkretisht 515 milionë, përdorin shërbimin e saj. Është një rritje me 22 përqind krahasuar me një vit më parë dhe 5 përqind me tre mujorin e kaluar.

Spotify tha se rritja e numrit të përdoruesve ishte 15 milionë më tepër sesa kishin parashikuar ndërsa CEO Daniel Ek tha se rezultatet ishin më të lartat regjistruar përgjatë një tre mujori në historinë e kompanisë.

Abonentët me pagesë janë rritur me 15 përqind nga viti në vit dhe janë afro 210 milionë.

Shërbimi streaming në Janar tha se do të shkurtonte 6 përqind të fuqisë punëtore ku u prekën afro 600 punonjës. Spotify postoi një humbje prej 225 milionë eurosh për tre mujorin e parë të 2023 ndërsa një vit më parë fitoi 131 milionë euro.

Platforma konsiderohet si me numrin më të lartë të përdoruesve me pagesë krahasuar me rivalët si Apple dhe Amazon. /PCWorld Albanian/