Gjilan.AL

G-Lan City

Sonte në Kino Armata shfaqet filmi biografik  i Michelangelos

Sot në ora 19:00 në Kinemanë Armata, do të shfaqet filmi biografik i artistit të stilit barok, Michelangelo Merisi da Caravaggio, shkruan KultPlus.

“Sociologu Bardhi Bakija do të shfaqë për anëtarët e klubit të filmit KINETO organizuar nga Eranda Bokshi filmin që është një biografi e pazakontë e artistit të madh të periudhës së barokut Michelangelo Merisi da Caravaggio”, thuhet në njoftimin e Kino Armatës.

Tutje thuhet se pas filmi do të ketë diskutime për sfera të ndryshme të cilat e përbënin Michelangelon si artist.

“Pas filmit do të diskutojmë për marrëdhënien mes jetës dhe artit, pikturës dhe filmit, për imitimin (mimesis) si pjesë e rendit natyror, për inskenimin e alegorive dhe simboleve në pikturat të Caravaggios si përpjekje për të krijuar një tableaux vivant.”/KultPlus.com/

The post Sonte në Kino Armata shfaqet filmi biografik  i Michelangelos appeared first on KultPlus.