Gjilan.AL

G-Lan City

Snapchat arrin 750 milionë përdorues aktivë në muaj

Snap tha se ka arritur një objektiv madhor ndërsa aplikacioni Snapchat numëroi 750 milionë përdorues aktivë në muaj.

Kompania theksoi se 375 milionë përdorues hapin aplikacionin çdo ditë. Edhe pse është një shifër e vogël krahasuar me 2.96 miliardë përdoruesit aktivë në muaj dhe 2 miliardë përdorues aktivë në ditë të Facebook, audienca e Snapchat ka qenë një trend në rritje.

Snap tha gjatë evenimentit me investitorët se aplikacioni do të arrijë 1 miliardë përdorues aktivë në muaj në 2-3 vitet e ardhshme.

Shumica e audiencës së Snapchat është në Amerikën e Veriut me 150 milionë përdorues aktivë në muaj. CEO i Snap Evan Spiegel tha se aplikacioni arrin ¾ e moshave 13-34 vjeç në 20 vende të botës dhe përdoruesit postojnë 5 miliardë snape çdo ditë.

Shërbimi me pagesë Snapchat+ ka më shumë se 2.5 milionë anëtarë 7 muaj nga debutimi. Mbi 300 milionë përdorin Snap Map çdo muaj.

/PCWorld Albanian

The post Snapchat arrin 750 milionë përdorues aktivë në muaj appeared first on PCWorld Albanian.