Gjilan.AL

G-Lan City

Sllovakia e shpall Rusinë si sponsore të terrorizmit, s’i njeh referendumet e saj në Ukrainë

Ligjvënësit në Sllovaki e kanë cilësuar Rusinë si një sponsor shtetëror të terrorizmit dhe e kanë quajtur regjimin e saj aktual terrorist, duke dënuar sërish agresionin rus kundër Ukrainës dhe duke shprehur mbështetjen për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Deputetët, me anë të rezolutës së miratuar nga Këshilli Kombëtar këtë të enjte dënoi gjithashtu sulmet raketore të Rusisë kundër civilëve, objekteve civile dhe infrastrukturës energjetike të Ukrainës, si dhe kërcënimet direkte dhe indirekte të Moskës për të përdorur armë bërthamore në pushtimin e saj të vazhdueshëm të Ukrainës, shkruan REL, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, me anë të kësaj rezolute, Sllovakia nuk i njeh procedurat  apo rezultatet e referendumeve të Rusisë në rajonet Luhansk, Donetsk, Kherson e Zaporzhizhia të Ukrainës.

Parlamenti shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet për të krijuar një gjykatë të posaçme për ndjekjen penale të krimeve të agresionit dhe mbështetjen për ndjekjen penale të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës.

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

The post Sllovakia e shpall Rusinë si sponsore të terrorizmit, s’i njeh referendumet e saj në Ukrainë appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]