Gjilan.AL

G-Lan City

Skuadra londineze ka gati 40 milionë euro për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është në radarin e klubeve angleze, ku pas Aston Villas, edhe një ekip tjetër ka shprehur interesim për transferimin e tij në afatin e janarit.

Mediumet në Spanjë, raportojnë se West Ham është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Kosovës.

Thuhet se West Hami ka kthyer sytë kah Muriqi, pasi është refuzuar nga sulmuesi i Sevillas, Youssef En-Nesyri për të cilin kishte bërë ofertë zyrtare.

E për t’i siguruar shërbimet e Muriqit, londinezët janë të gatshëm të paguajë deri në 40 milionë euro për ta bindur Mallorcan në lirimin e tij.

Te West Hami janë në kërkim të një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar dhe Muriqin po e shohin si përforcim të duhur për repartin ofensiv.

28-vjeçari po shkëlqen edhe këtë edicion tek ekipi spanjoll, të cilit iu bashkua verën e shkuar dhe firmosi kontratë deri në vitin 2027.

Në 16 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Mallorcan, Muriqi ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime.