Gjilan.AL

G-Lan City

Skuadra e tij u tërhoq nga Superliga turke, dy ekipe të interesuara për Valmir Veliun

Klubi i Valmir Veliut, Gaziantep është tërhequr nga Superliga e Turqisë pas tërmetit që goditi shtetin e tyre, e ku mori jetën e mbi 20 mijë personave.

Qyteti i Gaziantep ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti 7.8 ballë, ku shkaktoi dëme jashtëzakonisht të mëdha, me ç’rast klubi i futbollist njoftoi se nuk do të vazhdojë garën në elitën e futbollitt.

Secili lojtar i Gaziantep ka të drejtë që të huazohet deri në përfundim të sezonit në ndonjë skuadër tjetër turke.

Menaxheri i Valmir Veliut, Rrahman Kice ka theksuar se janë të interesuara dy skuadra për shërbimet e futbollistit kosovar.

“Janë të interesuara dy klube për Valmir Veliun, aktualisht nuk mund të themi më shumë”, tha Rrahman Kice për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se Federata e Futbollit të Turqisë ende nuk ka dhënë datë të saktë se kur do të rifillojë kampionati, mirëpo mediat raportojnë se gjatë muajit mars skuadrat mund të dalin në fushë sërish.