Gjilan.AL

G-Lan City

“Skifterat” paralajmërojnë udhëtimin në Podujevë

Adhuruesit më të flaktë të SC Gjilanit, “Skifterat” kanë paralajmëruar udhëtimin në Podujevë në Stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku klubi i tyre i zemrës SC Gjilani do të përballet me KF Llapin. Gjilanit i duhet së paku një pikë për të siguruar Europa Conference League, derisa KF Llapit i duhet së paku një pikë për të siguruar ekzistencën, ngase më nuk ka shpresë për të dalë në Evropë.

Ja postimi i plotë i “Skifterave” në facebook:

Xhiro e parafundit na rezervon udhëtimin tonë të fundit për këtë sezon !

Nesër djemtë tanë të nderit luajnë kundër FC Llapit në Podujevë, ku siç dihet na duhet vetëm edhe një pikë për të siguruar matematikisht Evropën !

E ne do të jemi aty që për 90 minuta të luftojmë bashkë me lojtarët tanë dhe t’i arrijmë synimet e vendosura në fillimin e sezonit !

Nesër mblidhemi në tifoklub dhe bashkërisht me autobusë nisemi nga ora 13:00 për në Podujevë !

Mos mungo!

( Kodi i veshjes zi).