Gjilan.AL

G-Lan City

Skandal i madh në Spanjë, Barcelona ka paguar për tre vite radhazi zëvendëspresidentin e gjyqtarëve

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dalë në mbrojtje të klubit pas akuzave për pagesat ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik për Gjyqtarët, Enriquez Negreira.

Lajmi u bë i ditur pak çaste më parë, duke detajuar se klubi katalunas kishte paguar Negreira 1,392 milion euro gjatë një periudhe prej tre vjetësh për punë konsulence. Ajo punë thuhet se ishte për të ‘siguruar që vendimet neutrale’ po merreshin nga gjyqtarët e La Ligas dhe për të ofruar këshilla për trajtimin e gjyqtarëve, raporton AS.

Me të dalë lajmi, Laporta doli para kamerës për të mbrojtur publikisht veprimet e klubit, pasi klubi kishte lëshuar tashmë një deklaratë.

“FC Barcelona në të kaluarën kishte kontraktuar shërbimet e një konsulenti të jashtëm për të marrë raporte nga lojtarët në kategoritë më të ulëta të futbollit spanjoll, dhe këshilla për arbitrazh, që është një shërbim që e marrin edhe klubet e tjera spanjolle. Është shumë normale që klubet ta bëjnë këtë”, u tha në reagimin e tij.

“Në të vërtetë, lajmi është befasues dhe nuk është rastësi që del tani”.

“Dhe ajo që mund të them është se nga Barcelona, ​​çdo interpretim mashtrues, tendencioz që inskenon gjëra që nuk janë, do të marrë përgjigjen proporcionale dhe adekuate nga klubi dhe për këtë arsye ne rezervojmë të gjitha veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur nderin e klubit. Nuk është rastësi që këto informacione po dalin tani në këtë kohë kur Barça po shkon mirë. Nuk është rastësi”, thuhet më tej në deklaratën e Laportas.

Laporta thotë se kjo është pjesë e fushatës së shpifjeve, por në fakt nuk i mohon akuzat.

Joan Laporta has defended Barcelona after payments to a former referee were leaked:

“It’s very normal for clubs.”

“It’s no coincidence this news comes out now. ​​Any interpretation that insinuates things that are not, will receive the adequate response.”pic.twitter.com/8GvrWfq0Fr

— Football España (@footballespana_) February 15, 2023