Gjilan.AL

G-Lan City

Siri: Shembet ndërtesa, vdesin 16 persona

16 persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së një ndërtese në Alepo të Sirisë.

Në mesin e 16 viktimave kishte edhe fëmijë, raportojnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv

Ndërtesa pesëkatëshe u shemb derisa banorët ishin duke fjetur.

Sipas autoriteteve brenda objektit jetonin shtatë familje me gjithsejt 35 persona.

Ministria e Brendshme njoftoi se ende nuk dihet nëse ishin të gjithë banorët e ndërtesës në momentin tragjik.

Në ndërkohë ende po vazhdojnë operacionet për kërkimin e personave nën rrënoja.

 

The post Siri: Shembet ndërtesa, vdesin 16 persona appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]