Gjilan.AL

G-Lan City

“Sikur të kishte shpërthyer një bombë bërthamore” – përshkruan turisti shkatërrimet pas tërmetit

Timothy Whiting, një 29-vjeçar nga Yorkshire i Britanisë së Madhe ishte me pushime në Turqi kur ra tërmeti.

Ai thotë se u zgjua në bujtinën ku po qëndronte duke u dridhur dhe ishte “shumë i frikësuar”, por arriti të shpëtonte.

“Isha në katin e dytë të një ndërtese dykatëshe, mendoj se kjo ishte gjëja me fat – nuk kishte kate sipër nesh për të rënë”, thotë ai për BBC, duke kujtuar sesi të gjitha ndërtesat e tjera përreth tij ishin shembur ose dëmtuar “sikur të kishte shpërthyer një bombë bërthamore”.

Timothy po qëndronte në qytetin Hatay në Antakya, të cilin e la në këmbë derisa një makinë i ofroi transport për në Adana, ku ndodhet tani, transmeton Klankosova.tv.

“Njerëzit dilnin nga kudo, gjysma e tyre zbathur. Ishte thjesht kaos i plotë,” thotë ai.

Të gjithë mund të dëgjonin zëra nga nën rrënoja, kujton ai, duke shtuar se u bë e qartë se “ne nuk kishte gjasa të ishim në gjendje të tërhiqnim dikë”, transmeton Klankosova.tv.

The post “Sikur të kishte shpërthyer një bombë bërthamore” – përshkruan turisti shkatërrimet pas tërmetit appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]