Gjilan.AL

G-Lan City

Si mund të ndikon mungesa e hekurit në paaftësitë neurozhvillimore gjatë shtatzënisë

Qelizat që përbëjnë trurin e njeriut fillojnë të zhvillohen përpara se të formohet forma fizike e trurit. Ky organizim i hershëm i një rrjeti qelizash luan një rol të madh në shëndetin e trurit gjatë gjithë jetës.

Studime të shumta kanë zbuluar se nënat me nivele të ulëta hekuri gjatë shtatzënisë kanë një rrezik më të lartë për të lindur një fëmijë që zhvillon dëmtime njohëse si autizmi, sindroma e deficitit të vëmendjes dhe paaftësitë në të mësuar. Megjithatë, mungesa e hekurit është ende e përhapur tek nënat shtatzëna dhe tek fëmijët e vegjël, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Mekanizmat me të cilët mungesa e hekurit gestacional (GID) kontribuon në dëmtimin kognitiv nuk janë kuptuar plotësisht.

Laboratori i Dr. Margot Mayer- Proschel, profesoreshë e Gjenetikës Biomjekësore dhe Neuroshkencës në Universitetin e Qendrës Mjekësore të Rochester, ishte i pari që tregoi se truri i kafshëve të lindura nga minjtë me mungesë hekuri reagon në mënyrë jonormale ndaj stimujve ngacmues të trurit, dhe se suplementet e hekurit që jepen gjatë lindjes nuk rivendosin dëmtimet funksionale që shfaqen më vonë në jetë.

Ky studim është publikuar së fundmi në revistën Development.

“Ne jemi shumë të emocionuar nga ky zbulim,” tha Dr. Mayer-Proschel.

“Kjo mund të lidhë mungesën e hekurit gestacional me këto çrregullime shumë komplekse. Të kuptuarit e kësaj lidhje mund të çojë në ndryshime në rekomandimet e kujdesit shëndetësor dhe objektivat e mundshëm për terapitë e ardhshme.” /Gazeta Shneta/

 

 

The post Si mund të ndikon mungesa e hekurit në paaftësitë neurozhvillimore gjatë shtatzënisë appeared first on Gazeta Shneta.