Gjilan.AL

G-Lan City

Shumë vende përreth ndihmojnë Sirinë (VIDEO)

Jinan al-Sirri, pesëvjeçarja siriane dhe vëllai i saj 11-muajsh, u nxorën të gjallë pas dy ditësh nën rrënojat e tërmetit që preku zonën ku banonin në fillim të javës. Aktualisht po trajtohen në njërin nga spitalet në Siri pas lëndimeve trupore që morën.

“Shtëpia na u shemb, babai e zgjoi nënën nga gjumi dhe ndërtesa u shemb mbi mua dhe vëllain tim Abdo. Nëna, babai dhe të gjitha motrat më kanë vdekur”, tha vajza.

Për ta tani do të kujdeset xhaxhai, i cili është shumë falënderues që fëmijët i shpëtuan fatkeqësisë. E për të mbijetuarit e tjerë një Qendër Sportive në Latakia u shndërrua në strehë. Ajo u mbush me dyshek e jorganë dhe akomodoi rreth 2000 persona.

“Mbikëqyrim dhe kontrollojmë se çfarë kanë nevojë, për ushqim, pije, dyshekë, ilaçe dhe madje sigurojmë mjekë”, tha Ula Nahla, mbikëqyrëse e Fondacionit Bamirës Al Areen.

Në ndihmë të prekurve nga tërmeti u doli edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, që solli 35 tonë pajisje mjekësore.

“Do të vazhdojmë t’ju mbështesim gjithashtu për të sjellë më shumë furnizime emergjente. Mendoj se nesër do të ketë një raund tjetër me më shumë se 30 tonë pajisje mjekësore. Do të punojmë së bashku për të adresuar ndikimin e këtij tërmeti”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndërkohë që edhe disa vullnetarë nga Bagdadi mbushën kuti me furnizime esenciale ushqimore dhe batanije e i nisën për në Siri, derisa njëjtë vepruan edhe disa të rinj nga Egjipti. Nga tërmeti që preku këtë shtet dhe Turqinë juglindore mbetën të vdekur të paktën 25,000 njerëz.

 

The post Shumë vende përreth ndihmojnë Sirinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]