Gjilan.AL

G-Lan City

Shqipëria e fundit në Europë për blerjet online, sipas Eurostat

Interneti e ka ndryshuar në gjithë botën mënyrën se si bëhen blerjet, teksa shumë konsumatorë synojnë të shfrytëzojnë komoditetin dhe lehtësinë e blerjeve online.

Por, kjo nuk po ndodh në Shqipëri, si rrjedhojë e përdorimit të ulët të kartave të kreditit, apo dhe informalitetit të lartë në tregtinë me pakicë.

Të dhënat e fundit të Eurostat, që i referohen vitit 2021 tregojnë se vetëm 21% e shqiptarëve që kanë përdorur internetin 12 muajt e fundit kanë bërë blerje online për periudhën përkatëse, shumë më e ulët sesa mesatarja europiane prej 74%.

Nga rajoni më mirë renditet Serbia, me 52.9%, e ndjekur nga Kosova, që i ka të dhënat për vitin 2020, me 47.7%, Maqedonia e Veriut me 46.3%, Bosnjë Hercegovina, me 39%, ndërsa Mali i Zi është i parafundit përpara Shqipërisë, me 31.8%.

Shitjet online po rriten ndjeshëm në BE

Sipas Eurostat, blerjet online vazhdojnë të rriten në BE, siç tregojnë të dhënat nga anketa e fundit vjetore mbi përdorimin e teknologjisë së informacionit (TIK) në familje dhe nga individë.

Në vitin 2022, 91% e njerëzve të moshës 16 deri në 74 vjeç në BE kishin përdorur internetin, 75% e të cilëve kishin blerë ose porositur mallra ose shërbime për përdorim privat. Përqindja e blerësve elektronikë u rrit nga 55% në 2012 në 75% në 2022, një rritje prej 20 pikë përqindjeje (pp).

Përqindjet më të larta të përdoruesve të internetit që blenë ose porositën mallra ose shërbime përmes internetit në vitin 2022 u regjistruan në Holandë (92%), Danimarkë (90%) dhe Irlandë (89%). Nga ana tjetër, më pak se 50% kishin blerë online në Bullgari (49%).

Midis 2012 dhe 2022, rritja ishte veçanërisht e ndjeshme në Estoni (+47 pp), Hungari (+43 pp), Çeki dhe Rumani (+41 pp).

Në vitin 2022, blerjet më të zakonshme në internet të mallrave ishin rrobat (përfshirë veshjet sportive), këpucët ose aksesorët (të porositura nga 42% e përdoruesve të internetit).

Pas pajisjeve të veshjes, 5 blerjet më të zakonshme në internet të mallrave fizike u plotësuan nga dërgesat nga restorantet, zinxhirët e ushqimit të shpejtë dhe shërbimet e kateringut (19%), kozmetikë, produkte bukurie ose mirëqenieje (17%), mobilje, aksesorë shtëpie ose produkte kopshtarie, (16%), dhe libra të shtypur, revista apo gazeta dhe mallra sportive (me përjashtim të veshjeve sportive) (të dyja 14%).

/Monitor

The post Shqipëria e fundit në Europë për blerjet online, sipas Eurostat appeared first on PCWorld Albanian.