Gjilan.AL

G-Lan City

Shkon në mbi 21 mijë numri i viktimave në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 20 mijë.

Fatkeqësisht, kjo shifër vetëm pritet të rritet teksa ekipet po mundohen të gjejnë trupa të tjerë në rrënoja.

Agjencia Turke e Fatkeqësive njoftoi të enjten mbrëma se ky numër kishte arritur në 17 mijë e 406, përderisa numri i jetëve të humbura në Siri aktualisht është tre mijë e 317, shkruan Al Jazeer.a

Edhe pse shanset për ta gjetur dikë të gjallë janë zbehur pasi kanë kaluar 72 orë, njësitë e shpëtimit e kanë nxjerrë 45-vjeçarin Akgun Eker të gjallë nga rrënojat, teksa më herët një fëmijë dyvjeçar dhe një tjetër tetëvjeçar ishin gjetur të gjallë në Diyarbakir. Që të dy kishin qenë për 80 orë të ngujuar nën rrënoja.

The post Shkon në mbi 21 mijë numri i viktimave në Turqi dhe Siri appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]