Gjilan.AL

G-Lan City

Shkëlqimi i Arijon Ibrahimovicit me ekipin e parë të Bayernit, kosovari realizoi golin e parë me ekipin e parë

Arijon Ibrahimovic ka bërë një ndeshje të madhe me ekipin e parë të Bayernit, edhe pse vetëm një ndeshje miqësore.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova ka luajtur 27 minuta në sfidën miqësore mes Bayern Munich dhe RB Salzburg në një barazim spektakolar 4-4.

17-vjeçari fillimisht pati një rast të mirë, por që intervenoi portieri i Salzburg.

E në minutën e 69-të erdhi goli i kosovarit, ku realizoi falë një goditje të fuqishme nga distanca.

Goli i Ibrahimovic u duartrokit edhe nga trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann i cili e ka marrë në këtë fazë përgatitore në ekipin e parë sulmuesin me prejardhje nga Kosova.

Ibrahimovic është i lindur dhe rritur në Gjermani, derisa për momentin është pjesë e Gjermanisë U18.

Sulmuesi i talentuar aktualisht luan për juniorët e Bayernit dhe herë pas here edhe me ekipin e dytë, ku në total numëron 16 ndeshje me 13 gola të shënuara e gjashtë asistime.

APENAS APRECIEM ARIJON IBRAHIMOVIĆ

17 ANOS pic.twitter.com/nHBmMvSrO4

— MONTEIRÃO  (@33monteiro_) January 13, 2023