Gjilani ka mbetur pa Shend Kelmendin në pjesën e fundit të sezonit në Albi Mall Superligë.
Sulmuesi prishtinas i Gjilanit ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë dhe është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Për skuadrën e udhëhequr nga Zekirija Ramadani ky është një lajm shumë i keq, pasi Kelmendi ishte një nga futbollistët kryesorë këtë edicion.
Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:
Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e lëndimit të futbollistit Shend Kelmendi, të pësuar më 19 Prill në duelin e dytë gjysmë final të Kupës së Kosovës ndaj Llapit.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin dhe ndjekjen fizioterapeutike.
Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Shendit dhe presin më të fortë në fushat e blerta. /Gazeta Olle/