Gjilan.AL

G-Lan City

Serbia pranë vendimit me Rusinë apo perëndimin-Vuçiq “S’kemi shumë kohë” (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dalë nga dalë po vjen dita kur Beogradi duhet të vendos rreth sanksioneve ndaj Moskës.

I pyetur se qysh do të veproj në kohën kur vije puna për “zgjidhjen e vështirë” Vuçiq, tha e vogël është hapësira për manovrim.

“Lejoni ta shtyjmë kështu deri sa të mundemi. Do ta kuptoj kur është momenti dhe nuk do fsheh asgjë nga njerëzit. Momenti po ofrohet qysh moti  dhe s’ka asnjë dyshim. Po frikësohemi  që nuk i kemi në dispozicion as disa muaj.”,tha Vuçiq, për TV Prva të Beogradit.

Pas këtyre deklaratave ka folur ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko.

Në  intervistë për gazetën “Novosti” ai tha se e kupton situatën e zorshme të Serbisë, por kur vjen puna te vënia e sanksioneve e çmojnë siç, thotë këmbënguljen e sjelljen heroike të Vuçiqit.

E për propozimin evropian për marrëveshje me Kosovën, Bocan-Harçenko në mënyrë eksplicite deklaroi se Serbia, duhet të distancohet nga ai  sepse sipas tij kjo është rrugë dytësore drejt njohjes së Kosovës së pavarur. Sipas kryetares së Komitetit të Helsinkit  në Beograd, deklaratat e diplomatit rus janë kërcënim i hapur dhe se Vuçiq është në dilema të mëdha si të ja bëjë me propozimin e BE-së.

“Megjithatë Vuçiq, ende e ka kontrollin në mekanizmat e rëndësishëm, ushtri, polici e shërbime. Kështu që ai mund të sjellë atë vendim i cili Serbinë, do ta vendoste në anën tjetër. Natyrisht , nuk e dimë se çka do të bëjnë rusët. Kjo kurrë nuk dihet, dhe këtu ekzistojnë variante të ndryshme. Objektivisht, ai (Vuçiq) është në situatë të rëndë, por me përkrahjen masive që e ka mundësinë që të kryej punë në mënyrë pozitive për këtë vend dhe krejt rajonin.”,tha Sonja Biserko, kryetar e KHDNJ-ës me seli në Beograd.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve presidenti serb lajmëroi se të martën në mëngjes e pret ambasadorin e Federatës Rusë në Beograd.

The post Serbia pranë vendimit me Rusinë apo perëndimin-Vuçiq “S’kemi shumë kohë” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]