Gjilan.AL

G-Lan City

SC Gjilani U17 fiton lojë të rëndësishme

SC Gjilani U17, të udhëhequr nga trajneri Genc Sermaxhaj dhe ndihmësi i tij Etrit Gagica, në mesditën e të mërkurës arritën të korrin fitore të rëndësishme.

Në një lojë shumë të rëndësishme, pas 90 minutave futboll luftarak, gjilanasit fituan me rezultat 2-0 kundër lojtarëve të Gjakovës.

Golat për Gjilanin i shënoi Leart Kërqeli me kokë dhe Gentrit Klaiqi me një volej nga përafërsisht 25 metrave. Gjilanasit me këtë fitore u ngritën në tabelë.