Gjilan.AL

G-Lan City

SBASHK-u pajtohet me koeficientin prej 105 euro: E kemi arritë qëllimin tonë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka mirëpritur vlerën e koeficientit prej 105 eurosh të përcaktuar në ligjin e ri të pagave.

Sekretari i kësaj sindikate Ymer Ymeri tha se pajtohen me këtë vlerë të koeficientit, meqë sipas tij është arritur qëllimi i SBASHK-ut.

Mes tjerash, Ymeri thotë se për shumicën e personelit arsimor me këtë vlerë të koeficientit ka rritje prej 50 deri në euro në paga.

Ai paralajmëroi për mbajtjen e një takimi të kësaj sindikate gjatë ditës ku pritet të diskutohet edhe çështja e koeficientit që sot mori aprovimin e qeverisë.

Ligji i ri i Pagave me koeficientin prej 105 eurosh të paraparë për sivjet do të hyjë në fuqi  më 6 shkurt, kurse për vitin e ardhshëm pritet të jetë 110 euro./Klan/

/GazetaSinjali/

The post SBASHK-u pajtohet me koeficientin prej 105 euro: E kemi arritë qëllimin tonë appeared first on Sinjali.