Gjilan.AL

G-Lan City

SBASHK: Koeficienti s’i plotësoi pritjet tona, por 90% e anëtarësisë kanë rritje rreth 100 euro

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë se koeficienti i pagave i miratuar sot nga Qeveria nuk i ka plotësuar pritjet e tyre, megjithatë thonë se 90% e anëtarësisë së tyre kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro.

SBASHK thotë se janë angazhuar në vazhdimësi për të pasur një pozitë sa më të mirë në Ligjin e Pagave dhe bazuar në koeficientet kjo edhe ishte arritur që të punësuarit në sistemin arsimor u ranguan në mes të koeficienteve 30-35%.

“Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet e as nevojat, duke marrë parasysh ngritjet e çmimeve, por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillojë zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji”, thuhet në komunikatë.

“Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona por ajo mundëson që mbi 90% e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro”.

“Pra, SBASHK-u nuk ka ndërmend të dërgojë ankesë te Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese”.

/GazetaSinjali/

The post SBASHK: Koeficienti s’i plotësoi pritjet tona, por 90% e anëtarësisë kanë rritje rreth 100 euro appeared first on Sinjali.