Gjilan.AL

G-Lan City

Samsung vë në shënjestër MacBook dhe Surface me Galaxy Book 3

MacBook Pro-të e reja kanë shumë avantazhe, por çmimi nuk mund të konsiderohet i tillë.

Performanca ka një kosto. Është një filozofi që Samsung e ka ndjekur për produktet e saj të segmentit të lartë. Të tillë janë edhe laptopët që kompania prezantoi sot krahas linjës Galaxy S23.

Janë tre variante të Galaxy Book 3:

Galaxy Book 3 Pro (14 dhe 16-inç) që fillon nga 1500 dollarë
Galaxy Book 3 Pro 360 (16-inç) që fillon nga 1900 dollarë
Galaxy Book 3 Ultra (16-inç) që fillon nga 2400 dollarë

Book 3 Pro është laptopi më i hollë i të gjitha varianteve. Book Pro 360 është një lloj hibrid i konvertueshëm nga laptop në tablet me funksionalitetin S-Pen dhe Ultra siç emri sugjeron është modeli më i shtrenjtë.

Ultra vjen me çipin më të fundit Core i9 të Intel shoqëruar nga grafika RTX 4070, që në të vërtetë nuk është karta grafike më e fuqishme por që nuk çalon.

Me këtë produkt kuptojmë një të vërtetë të thjeshtë, se Samsung ka vënë në shënjestër Apple MacBook Pro dhe Microsoft Surface.

Sistemet adoptojnë ekranet më të fundit të telefonëve Samsung, Dynamic AMOLED 2X. Laptopët kanë një rezolucion 2880×1880 me frekuencë 120Hz dhe raport 16:10 të ekranit. Pro 360 është i vetmi me ekran me prekje.

Eksperienca që pajisjet e reja të japin janë të ngjashme me Galaxy Book-ët e tjerë të Samsung ku bie në sy dizajni kompakt, cilësia e lartë e ndërtimit dhe tastiera e shkëlqyer.

Ultra është vetëm 1.65cm i trashë dhe peshon vetëm 1.7 kilogram. Është më i hollë sesa MacBook Pro 16-inç që Apple sapo ka zbuluar.

Ndërkaq Galaxy Book 3 Pro dhe Pro 360 ofron mbështetje për procesorët Intel Core i7 të gjeneratës së 13-të dhe grafikat Iris Xe. Mbështetin deri në 32GB RAM dhe 1TB SSD dhe nuk kanë portën HDMI 2.0.

Modeli Pro 360 me ekran me prekje ka të përfshirë teknologjinë 5G.

Integrimi me telefonët Samsung është më ngushtë se asnjëherë më parë. Mund të ngarkoni automatikisht imazhet Expert RAW nga telefoni në PC dhe ti editoni në Adobe Lightroom. Kompania gjithashtu mbështet Microsoft Phone Link.

Laptopët dalin në shitje nga data 17 Shkurt. /PCWorld Albanian

The post Samsung vë në shënjestër MacBook dhe Surface me Galaxy Book 3 appeared first on PCWorld Albanian.